HomeSociale

Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona

Një çift bashkëshortësh, kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë.

Njoftimi i Prokurorisë

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit:  Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padenuar, per vepren penale te “Mashtrim me pasoja te renda i kryer ne bashkepunim”, te parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.


TË NGJASHME