HomeLajmi i Fundit

Çifti përjeton tmerr, i dhunojnë dhe u grabisin makinën

Një çift ka përjetuar momente tmerri, pasi janë dhunuar dhe grabitur nga dy persona të maskuar e të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën  Tiranë –Durrës.

Sipas të dhënave të para dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një çift, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur dhe më pas u kanë marrë atyre automjetin tip “Fiat”. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për arrestimin e autorëve.