HomeLajmi i Fundit

Cikloni Fani/ Bilanci i të vdekurve shkon në 64

Numri i të vdekurve nga cikloni Fani që goditi në fillim të muajit pjesën lindore të Indisë është rritur në 64, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal, zyrtarët njoftuan se të paktën 64 persona kanë humbur jetën nga cikloni i parë veror që ka goditur Gjirin Bengal pas 43 viteve.

Numri i të plagosurve nga cikloni është 241 persona.

Në shtetin Orissa (Odisha) ishin evakuuar mbi një milionë persona për shkak të ciklonit.