HomeLifestyle

Cila është historia e puthjes?

A e kujtoni ende puthjen e parë? Për shumicën ky kujtim nuk zhduket asnjëherë nga mendja.

Por, cila është historia e puthjes?

Puthja ishte menduar si një  “model i evoluar kulturor i botës perëndimore”. Por, në vitin 1915, dy studiues vëzhguan shimpazenë duke u puthur dhe ushqyer njëri-tjetrin.

Kështu,vlerësohet se puthja mund të ketë origjinën nga kjo formë e të ushqyerit përmes puthjes.

Por, puthja siç e njohim tani – është shumë e re,sipas,  Rafael Wlodarski, një shkencëtar i të dhënave të sjelljes, i cili studion filmatologjinë (shkencën e puthjes) në Universitetin e Oksfordit në Angli.

Puthjet moderne janë te vjetra 3.500 vjet.

Sipas disa shkrimeve në  tekstet Hindu Vediç Sanskrit puthja përshkruhet si “inhalim i shpirtit për njëri-tjetrin”.

Edhe fjala “puthje” vjen nga India. Vaughn Bryant, një antropolog që studion shkencën e puthjeve në Universitetin A & M të Teksasit, i shpjegoi Wall Street Journal se rrënja e fjalës angleze “puthje” rrjedh nga fjala “kus”, e cila u përdor në Indi. Puthja e parë mund të ketë ndodhur me gjasë në këtë vend të  Azisë Jugore.

Mendohet që puthjet u përhapën veçanërisht në Romë. Sipas psikiatrit dhe folozofit, Neel Burton, romakët i puthnin partnerët ose dashnorët e tyre, familjen dhe miqtë, dhe sundimtarët.

Por, me rënien e Perandorisë  Romake, puthja si një gjest romantik ishte shuar. Deri në një mijë vjet më vonë, puthja nuk u kthye në romancë. “Puthja e Romeo dhe Xhulieta është emblematikë e kësaj lëvizjeje, e cila kërkonte të largonte kontrollin e familjes dhe shoqërisë dhe të festonte dashurinë romantike si një forcë çliruese, vetë përcaktuese.

Mendohet se të puthurit është një gjest romantik, por, besoni apo jo, puthja nuk ka të bëjë fare me dashurinë romantike. Shkencëtarët pranojnë se njerëzit të cilët janë tërhequr me njëri-tjetrin janë të detyruar të puthin dhe se njerëzit gjithashtu përjetojnë një kërkesë nën-ndërgjegjshëm për të.

Por, veçanërisht gratë e konsiderojnë puthjen si të rëndësishme në një lidhje.


TË NGJASHME