HomeLajme

Cila është mosha e duhur për të pasur një fëmijë

Me mjetet e duhura tashmë është bërë më e lehtë që vajzat të ngelin shtatzanë në cilën moshë të duan mirepo nuk ka “moshë perfekte” që të mbeteni shtatzënë. Vendimi për të krijuar familje varet në disa faktorë duke përfshirë moshën tuaj dhe gatishmërinë tuaj që të bëheni prind.
Edhe nëse jeni 20 apo 40-vjecc nuk do të thotë që ju nuk mund të keni një fëmijë të shëndetshëm.

Nëse jeni në të 20-at
Femrat kanë më shumë mundësi që të mbeten shtatzënë. Kjo është koha kur femra ka kualitet të larte te numrit të vezoreve.

Nëse jeni në të 30-at
Fertiliteti fillon te bie nga mosha 32-vjeçare, pas moshës 35-vjeçare shpejtësia e uljes së fertilitetit fillon të rritet.
Rreth moshës 37-vjeçare numri i vezëve të mbetura është 25 mijë dhe komplikimi në shtazani mund të jetë më i madh nga mosha 35-vjeçare.

Nëse jeni në të 40-at
Është paksa e vështirë që të mbeteni shtatzënë në këtë moshë sepse kualiteti i vezëve bie.Vezët e vjetra mund të kenë më shumë probleme në kromozome gjë që dërgon në një lindje jo të shëndetshme dhe fëmija mund të lind me semundje.


TË NGJASHME