HomeModa

Cila kapele i përshtatet formës së fytyrës suaj

Kapelet mbeten aksesori më i dashur i stinës së verës jo vetëm se na mbrojnë nga dielli, por plotësojnë më së miri dhe veshjen tonë.
Nesë mendoni se ato nuk ju shkojnë dhe nuk keni mbajtur asnjëherë deri më tani, duhet të dini që thjesht keni blerë modelin e gabuar! Çfarë i shkon një fytyre nuk i shkon një tjetre dhe ju duhet të mësoni se cila është forma që do ju nxjerrë në pah tiparet e do t’ju rrijë më bukur.

Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët provoni një model boater ose bolero
Kapelet e mëdha mund të theksojnë gjerësinë e fytyrës suaj dhe faqet, ndaj më mirë do të ishte të zgjidhni një kapele të sheshtë që do të strukturojë formën e rrumbullakët të fytyrës.

Nëse fytyra juaj është ovale provoni një kapele në formës e kovës “buckehat” 
Ne e dimë se ky model i përket viteve ’90, por është rikthyer pikërisht sepse vajzat me fytyrën e gjatë e kanë kuptuar që ky është modeli që u shkon më shumë.
Nëse keni fytyrë katrore provoni këtë model kapeleje!
Modelet e mëdha do t’i japin një rrumbullakësi fytyrave katrore, ndaj sa më e madhe të jetë ajo, aq më bukur do të ngjani.

Fytyrat në formën e zemrës duhet të mbajnë kapelen në formën e fedora ose panama
Ju mund t’ju shkojnë një shumëllojshmëri stilesh, por shmangni çdo gjë tepër të madhe, e cila mund të fshehë fytyrën tuaj të vogël.


TË NGJASHME