HomeShowbiz

Cilat janë dy artistet shqiptare që nominohen për “Spotify Awards”?

Televizioni amerikano-spanjoll, Telemundo ka njoftuar se do të transmetojë edicionin e parë të “Spotify Awards” ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara, direkt nga Meksika, të enjten, 5 mars 2020.

Prezantues të këtij eventi janë Danna Paola, Luisito Comunica, Franco Escamilla dhe Angela Aguilar, shkruan Telemundo.

Ky edicion inaugurues i ndarjes së çmimeve, do të nderojë me çmime finalistët bazuar ekskluzivisht në të dhënat e rrjedhës së përdoruesve të platformës Spotify, duke dhënë kështu një pasqyrim të vërtetë të fansave.

Në mesin e artistëve të nominuar janë edhe Rita Ora si dhe Ava Max, në kategorinë “Artistja femër më e dëgjuar në zhanrin EDM (Electronic Dance Music)”.


TË NGJASHME