HomeLifestyle

Cilët tradhëtojnë më shumë, femrat apo meshkujt?

Femrat janë më promiskuitetive sesa meshkujt kur është fjala për shkelje të kurorës, ka zbuluar një studim britanik mbi tradhtinë, i bërë në më se 4.000 njerëz.

Pjesëtaret e gjinisë së bukur mesatarisht kanë 2.3 dashnorë, ndërsa meshkujt 1.8 dashnore, shkruan Daily Mail. Femrat në lidhjet jashtëmartesore kërkojnë dashuri, plotësim emocional, romantikë dhe mënyrë që të ngrenë vetëbesimin e tyre, ndërsa meshkujt dëshirojnë kënaqësi seksuale dhe ikje nga bashkëshortësia monotone, apo edhe që të plotësojnë egon e tyre.

Gjithashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, shpesh dashurohen në dashnorin e tyre dhe të parat ia fillojnë lidhjes jashtëmartesore.

Femrat shkelin kurorën pas pesë vjetësh, ndërsa meshkujt pas gjashtë vjetësh martesë. Veç kësaj, femrat më herët bëhen shkelëse kurore, më së shpeshti kur i mbushin 37 vjeç, ndërsa meshkujt pesë vjet më vonë, domethënë kur i mbushin 42 vjeç.

Të dy gjinitë pajtohen që monogamia është gjendje jo e natyrshme, përkatësisht 76 për qind e femrave dhe 67 për qind e meshkujve theksojnë që akoma e dashurojnë partnerin bashkëshortor. Rreth 80 për qind të shkelësve të kurorës dëshirojnë të ruajnë bashkëshortësinë, ndërkaq 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve kanë kërkuar shkurorëzim në rastin kur kanë mësuar që partneri apo partnerja po i tradhton.

“Femrat më lehtë gjejnë dashnorë dhe më së shpeshti mund të mbajnë nën kontroll atë lidhje. Ato në lidhjet e tyre jashtëmartesore kërkojnë emocione, ndërkaq meshkujt vetëm kënaqësi trupore” – thekson Emily Poup, e portalit britanik Undercover Lovers, nga i cili njerëzit e martuar kërkojnë afera jashtëmartesore.

Cilat janë arsyet e tradhtisë?

Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre; për hakmarrje kundrejt partnerit (me partner do të nënkuptoj si femrat ashtu edhe meshkujt) që të ka poshtëruar apo që nuk të plotëson nevojat që ke; për të thyer monotoninë apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë; nga nevoja për t’u ndjerë joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t’u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon, etj.

Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera si për të rifituar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë”, etj.

Ka tradhti rastësore dhe thjesht mishtore (që zakonisht ndodhin nga humbja e kontrollit apo dëshira për të kaluar një gjendje jo të mirë psiko-emocionale), ka tradhti të zemrës, tradhti të vazhdueshme (me nje person apo persona të ndryshëm) kronike apo akute, etj.

Meshkujt tradhtojnë kryesisht për të rritur vetëvlerësimin e tyre dhe për t’i konfirmuar vetes virilitetin e tyre (të qenët maço), për t’u ndjerë më të gjallë e të fuqishëm apo për të shfryrë një agresivitet të thellë, të brendshëm. Ndërsa femrat tradhtojnë kryesisht për të përmbushur nevojën për t’u dashur, për t’u ndjerë joshëse, të vlerësuara, për të marrë ngrohtësi, embëlsi dhe për t’u ndjerë të lirshme dhe të shpenguara.

Kush tradhton dhe kush toleron më shumë?

Kultura jonë maskiliste (por edhe të tjera) për vite me radhë ka krijuar mite se meshkujt tradhtojnë sepse janë më impulsivë, janë biologjikisht më të predispozuar, apo tradhtojnë vetëm për seks. Kurse për femrat mendohet që tradhtojnë me ndërgjegje, të bindura për atë që po bëjnë dhe tradhtojnë me zemër.

Më tej kur çifti martohet, udhëzimet e mëtejshme që u jepen femrave janë: “Tani që u martove do e durosh burrin me gjithë të këqijat që ka”, “Për hir të fëmijëve falja gabimet që mund të bëjë se burrë është”. Ndërsa udhëzimet kryesore për meshkujt vërtiten rreth: “Edhe tani mblidh mendjen: s’ka më lart e poshtë”.

Këto mite, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përcjellin mesazhin se tradhtia e meshkujve është më e tolerueshme dhe më pak e dënueshme, pasi gjoja ka një natyrë thellësisht biologjike dhe mashkulli ka “nevoja fizike” më të forta se femra. Kohët e fundit këtyre miteve i janë shtuar edhe mendësi të tjera si: një mashkull që nuk tradhton nuk është një mashkull i vërtetë; është normale që mashkulli edhe mund të tradhtojë se është mashkull, prandaj edhe mund t’i falet, etj.

Duket se morali dhe normat e vetë shoqërisë sonë janë bërë më tolerante dhe e marrin të mirëqenë tradhtinë mashkullore, e cila “ndëshkohet moralisht” më pak se ajo femërorja (mashkulli që tradhton shihet si zoti, i aftë, etj. kurse femra quhet e përdalë). Por e gjithë kjo është thjesht mendësi e një shoqërie maskiliste që e shfaq seksin si eskluzivitet të mashkullit, sipas së cilit mashkulli gëzon çdo lloj lirie ndërsa femra jo. Kjo bën që arsyeja kryesore pse është rritur numri i femrave që tradhtojnë të jetë edhe hakmarrja. Por a është i shëndetshëm psikologjikisht ky qëndrim?

tradhti | 27.al

TË NGJASHME