HomeShowbiz

Çiljeta vjen ndryshe këtë herë, zbulohet dueti me këngëtaren e muzikës popullore

Çiljeta Xhilaga prej disa kohësh ka qëndruar larg muzikës. Projekti i fundit i saj ka qenë ‘Bon Bon’, në bashkëpunim me Alar Band e që rezultoi një sukses i vërtetë, pasi u kthye shpejt në një hit veror.

Mirëpo, këngëtarja së fundmi në një intervistë me gazetarin Eraldo Rexho ka zbuluar që po punon për projektin e saj të radhës, një bashkëpunim me këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Fatmira Breçanin.

Videoklipi është i gjithi i ideuar nga vetë Çiljeta, ashtu siç ndodh zakonisht në projektet e saj dhe dy artistet do t’i shohim në rolin grua-vjehrrë.

Pyetur nga Eraldo në lidhje me një menaxher, Çiljeta është shprehur se momentalisht është duke punuar me Elgit Dodën, por nuk kanë asnjë menaxher specifik siç kanë studiot e tjera të inçizimit.


TË NGJASHME