HomeShowbiz

Çiljeta Xhilaga me një projekt të ri si prezantuese

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga e ftuar tek emisioni i Ermal Mamaqit, ka folur rreth karrierës së saj.

Ndër të tjera Çili ka zbuluar se po merret me një projekt dhe ka të bëjë me prezantim.

“Nga janari do të vij me një emision të ri. Do të të sfidoj ty Ermal” –tha këngëtarja shqiptare.

Duhet kujtuar se kjo nuk është hera e parë që Çiljetën do e shohim në petkun e prezantueses, pasi ka shkëlqyer krahas Flor Agalliut në “Tu Si Que Val.


TË NGJASHME