HomePolitikë

Çlirimi i vendit/ Meta dhe Rama, bashkë në homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Mes dhimbjes së madhe, ankthit e frikës, por edhe një solidariteti për t’u çmuar kujtohet sot Çlirimi i vendit.

Mëngjesin e sotëm, Kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe kryeministri i vendit, Edi Rama janë bërë sërish bashkë, në ceremoninë për homazhet në nder të kësaj ditë tek Varrezat e Dëshmorëve.

Sikunder duket edhe në videon e transmetuar live nga faqja e Presidentit Meta, ata kanë qenë pranë njëri tjetrit në këtë ceremoni homazh në nder të të rënëve për lirinë e vendit.

Pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeminstri Erion Braçe.

Një ceremoni e thjeshtë, vetëm nderimi dhe pa deklarata ka qenë edhe e sotmja, pasi më herët janë anuluar të gjitha ceremonitë festive që ishin planifikuar të mbaheshin për shkak të gjendjes së emergjencës për tërmetin shkatërrues.


TË NGJASHME