HomeShowbiz

Çmendet Dua Lipa, mbulon striptisten me para

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa së fundmi është bërë protagonist në një video që po bën xhiron e rrjetit.

Pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, 24-vjeçarja ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga parteri i saj, Anwar Hadid, Lil Nas X dhe Rosalia.

Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm tek këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve një shumë të majme parash.


Kjo video duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin dhe fansat e këngëtares janë nxehur keq.

Ata shprehen të zhgënjyer nga ky veprim i ulët i këngëtares dhe thonë se janë gati që bojkotojnë muzikën e saj.

“Çmenduri! Ky nuk është një gjest i hijshëm për t’u bërë nga një femër, sidomos nga Dua Lipa”, shkruan një fans i saj.


TË NGJASHME