HomeShowbiz

Çmendet rrjeti, Gigi Hadid dhe Zayn do të bëhen me fëmijë?!

Modelja 24-vjeçare Gigi Hadid, gjatë një interviste për revistën “i-D”, rrëfeu shumë për jetën e saj personale, duke zbuluar gjëra të cilat nuk i kishim ditur më parë për të.

Ajo tha se fillimet e saj si modele s’kanë qenë aspak të lehta, pasi i kanë thënë hapur se “nuk ka trup” për pasarela.

Në vitin 2005, Jean Paul Gaultier ishte dizanjeri i parë që i dha asaj mundësinë të sfilojë, duke i hapur Gigi-t rrugët drejt suksesit.

Mirëpo, ajo nuk e sheh veten për shumë gjatë në botën e modelingut.

Modelja ka rrëfyer se në një të ardhme jo shumë të afërt ka ndërmend të bëhet mama dhe të heqë dorë nga modelingu, ndërsa rrjeti u çmend pas kësaj deklarate.

Gigi është ribashkuar me këngëtarin Zayn Malik dhe duket se kanë bërë plane serioze për të ardhmen e tyre.

Për më tepër, ajo nuk përjashtoi faktin se së shpejti mund të bëhej një ‘kuzhiniere me kohë të plotë’, duke ndenjur gjithë kohës në shtëpi.

Pra, duket se gjërat do të ndryshojnë më shpejt se ç’e prisnim për Gigi-n dhe Zayn!


TË NGJASHME