Lajme Sport

‘Çmenduri’/ Ja paga që kërkon Pogba për të qëndruar në Manchester

600 mijë stërlina në javë, kjo është shifra e çmendur që Paul Pogba ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester United, nëse këta të fundit duan ta mbajnë akoma në skuadër. Në këtë mënyrë, paga e francezit do të kalonte atë të Cristiano Ronaldo që aktualisht përfiton rreth 34 milionë euro. Mesfushori francez me anë të agjentit të tij, Mino Raiola ka pranuar kërkesën e United për tu ulur në një tavolinë, ku temë diskutimi është mundësia për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon më 2021. Interesimi i madh i Juventus e Real Madrit, ka bërë që Raiola të kërkojë një shifër të madhe për pagën e Pogba.

Raiola është i vendosur ta kryejë këtë marrëveshje, sepse edhe Juventus e Real Madrit, kanë vendosur kontaktet e para me Eriksen pas dështimit të transferimit të Pogba gjatë merkatos së verës. Mesfushori danez është në skadencë të kontratës, vitin e ardhshëm mund të largohet me parametra zero, pra është një opsion pa shumë kosto. Fakt është gjithashtu se United ka një avantazh të madh në raport me Pogban, kanë një dorë një kontratë e cila skadon në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, në këto kushte, kjo pritet të jetë një tratative e gjatë e cila pritet të ndizet sërish në janar nëse palët nuk arrijnë në një rinovim të mundshëm.

Related posts

Ia dinin itinerarin prokurorit/ Çfarë u gjet në makinën e autorëve

Mila

Moderatorja shqiptare: Ç’më duhet një i dashur me rrogë 200 euro?

Xhensila Gotanews

Pas tre vitesh mungesë, Rihanna rikthehet me një solo

emanuela
Na Kontaktoni!