HomeSport

Çmenduri në ‘Anfield’, Liverpool përmbys Barcelonën

Me mungesat e Salah dhe Firminho, me një rezultat 3-0, gjithçka dukej e pamundur për Liverpool të përmbyste Barcelonën, një prej ekipeve më të mirë në botë. Megjithatë, në “Anfield”, mrekullia ndodhi dhe u vërtetua sërish se për “The Reds”, nuk ka asgjë të pamundur. Në një moment kur pas asaj humbjeje 9-0 të gjitha shpresat ishin shuar për një përmbysje, por djemtë e Jurgen Klopp fitojnë 4-0 dhe dërgojnë në shtëpi Messin me shokë.

Atmosfera e zjarrtë në stadium, bëri që Liverpool ta niste lojën furishëm dhe vetëm pas 7 minutave lojë, Origi shënon golin e parë , duke zhbllokuar shifrat.

U duk sikur Liverpool o të shënonte më shumë dhe reagimet e Barcelonës ishin të zbehta, por pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat 1-0. Gjatë pushimit mes pjesëve, Klopp zëvendëson Robertson për Wijnaldum. Ky zëvendësim rezultoi një sukses i vërtet për ekipin. Në harkun kohor të dy minutave, ish-lojtari i Newcastle arriti të shënojë dy gola. Në minutën e 54-ërt dhe në minutën e 56-të, Wijnaldum e ndal topin në portën e mbrojtur nga Ter Stegen. Në golin e parë, krosimi i Alexander-Arnold, shfrytezohet më së miri nga Wijnaldum që godet dhe surprizon Ter Stegen, kurse në golin e dytë një krosim i Xherdan Shaqirit u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi që me një goditje me kokë i çoi shifrat në 3-0. Valverde u mundua të ndryshojë diçka në lojën e katalanasve duke hedhur në fushë Arthur dhe Semedo, por gjithçka ishte e kotë. Goditja përfundimtare për Barcelonën, do të vinte në minutën e 79-të, kur Alexander-Arnold do të mashtronte të gjithë dhe nga një goditje nga këndi do të shërbente për Orgin që do të vuloste rezultatin final 4-0.

Fundi është një përzierje e tensionit dhe emocioneve, atëherë fishkëllima e trefishtë e bën ëndrrën realitet. “The Reds” janë në finale.


TË NGJASHME