HomeSport

“Çmenduria” e Atletico Madrid, shpenzim marramendës për Joao Felix

Zyrtarisht Joao Felix është lojtar i Atletico Madrid. Pas shumë peripecish, Atletico ka zyrtarizuar një prej goditjeve më të bujshme dhe më të çmendur të kësaj merkatoje. Transferimi i Joao Felix nga Benfica, ka kushtuar plot 126 milionë euro. Kjo është një shifër rekord e shpenzuar nga klubi madrilen, që arriti të mposhtë konkurrencën e shumë klubeve të mëdha dhe arriti të sigurojë shërbimet e talentit portugez. Sezonin e kaluar, talenti 19-vjeçar arriti të shënojë 15 gola në 26 ndeshje dhe tërhoqi vëmendjen e të shumë klubeve. Megjithatë, vetëm Atletico Madrid arriti të paguajë një shifër marramendëse për 19-vjeçarin.

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2019-06-18 12:49:31Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Edhe pse cilësohet talent i padiskutueshëm, investimi kaq i madh i “los colchoneros” është një lëvizje e rrezikshme. Me Benficën, Joao Felix ka shënuar rezultate mbreslënëse, por sërish kampionati portugez, mbetet kampionat i fashës së dytë dhe tani Felix, duhet të tregojë veten në një prej kampionateve elitarë. Megjithatë, drejtuesit e Atletico Madrid, janë të sigurtë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe shifra e paguar për të do të rekuperohet nga shitja e Griezmann.


TË NGJASHME