HomePolitikë

Çmimet rriten gjithmonë në momentin e duhur – Lajme me EX

Rritja-e-cmimeve-shqiptaret-ne-proteste2

TVPD:

Qytetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan para Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve. Mendoni që as shiu nuk i ndali…Lideri demokrat Basha, ka dashur të marrë pjesë në këtë protestë por mëdyshja se mos qytetarët i rezervonin një pritje të ftohtë si në protestën për teatrin ku kujtojmë se u desh grushti i vendosur i pinjollit të deputetit Emin Gjana që zërat “Basha Ik” mos dëgjoheshin më. Por lideri blu ka zgjedhur të jetë i pranishëm virtualisht përmes Zoom-it. Ai protestoi fort nga divani i shtëpisë, me kokoshka e papuce të ngrohta, si dhe nuk harroi të shkruante në Facebook “PD bashkohet me qytetarët në Protestën për trafikun”. Gazetarëve që kinse e korrigjuan duke i thënë se protesta kundërshtonte rritjen e cmimeve dhe jo trafikun, pas disa sekondash hezitimi, Basha ju përgjigj se ai ishte një hap para dhe ai e kish fjalën për protestën e ardhshme. Statusi u zhduk në orët e pasdites dhe lideri blu akuzoi hakerat e majtë.

TVPS:

Zoti Rama, qytetarëve në protestë kundër rritjes së cmimeve, ju përgjigj me rreshtat biblikë “Fali Edi, se nuk dinë c’bëjnë”. Ai shpjegoi se qytarët duhet ta falenderojnë pasi rritja e cmimeve është një nga fazat e nismës “Për një Shqipëri që kursen”. Jo vetëm kaq: rritja e cmimeve të produkteve ushqimorë synon një xhep plot patjetër, por edhe një trup fit. Shqiptarët do hanë jeshillëqet e përcaktuara nga nutricionistja Bombaj. Në dietën e saj gjejmë plot produkte të përballueshme ekonomikisht: që nga shkurret e bahces gjer tek bari i lulishteve publike që do jepet falas.

FacebookSB:

“Miq, zëra brenda selisë dikur blu, e sot sterrë, më njoftuan pse Luli nuk mori pjesë në këtë protestë të shqiptarëve për bukën e gojës. Ai kish thënë vetëm kaq “Bie shumë shi”. Të tjerat po jua lë juve ndjekës dixhitalë: kur ke frikë nga shiu, mendo nga Saliu #lol #vargjemerime”

TVLSI:

“Edi Rama miq, ha haviar e shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Edi Rama miq, ha fois grois e shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Edi Rama ha sushi e shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”.
Kështu e nisi deklaratën e tij z. Meta e vazhdoi:
“Kjo është e dhimbshme o shqiptarë të dashur, andaj ju them se askush nuk ju kupton sa unë që e di mirë c’do të thotë uri. Unë kam kaluar një sprovë edhe më të rëndë: të mos ha, edhe kur kam për të ngrënë. “

Portali “Ajo, Gruaja”:

Sot, listuam për lexueset tona, deklaratat e KM Rama, z. Basha, z. Berisha e z. Meta mbi protestën kundër rritjes së cmimeve e u kërkuam atyre një mendim. 99 përqind të vajzave dhe grave, u ka tërhequr vëmendjen deklarata e z. Meta. Sipas tyre “sprovëëa e rëndë: të mos hash, edhe kur ke për të ngrënë” quhet ndryshe “dietë”.

Portali “Kuaj&Motorë”:

Protesta e qytetarëve, është edhe protesta jonë në fakt. Me rritjen drastike të cmimit të karburantit, do mbeten vec kuajt…pa motorë fare.

Showbiz&Kulturë:

Rritja e cmimeve do ndikojë edhe tek ne- deklaroi kryetarja e SHISHQ (shoqata e influencer-ave shqiptarë)
Cmimi për një postim do pësojë një rritje prej 20% dhe 15% ai për një story.


TË NGJASHME