HomeSociale

Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet, paralajmërimi nga Shoqata e Transportit Publik

Megjithëse qeveria ka alokuar një paketë ndihme për operatorët e transportit publik në mënyrë që të mos rritet çmimi i biletës, kjo e fundit duket se është e pashmangshme për shkak të çmimit të karburantit në treg. Mësohet se operatorët nuk do të heqin dorë nga kërkesa për një rritje të çmimit të biletës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, bëri me dije në një intervistë për mediat se do të kërkohet rritje çmimi dhe pritet që kjo kërkesë të jetë për një dyfishim të vlerës së biletës.

Deklarata:

“Në bazë të kërkesës që bëmë ne përpara disa kohësh, për të cilën bëmë edhe një konferencë ku deklaruam se nuk ishim në gjendje të përballonim më shërbimin, pra e studiuam tregun në detaje, për të pasur shërbim cilësor dhe për të përmirësuar flotën e autobusëve do të nevojitej një biletë në vlerën e 70 deri 80 lekëve”, tha ai.

Ai nuk la pa përmendur edhe mungesën e subvencioneve nga shteti midis dy paketave, për muajt qershor e korrik, të cilat çuan ata drejt reduktimit të flotës urbane e madje edhe në kërcënime për mosnxjerrjen në qarkullim të biletave të pajtimit mujor. Për këtë arsye, Memaj insiston për krijimin e një politike afatgjatë për sektorin që përfaqëson.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, shprehet prerë Memaj teksa shton se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Qytetare te kryeqytetit, duke udhetuar me autobuzin urban te linjes se Tiranes se Re. Prej disa ditesh shoqata e Transportit Urban Kryeqytetas ka kerkua rritje te cmimit te biletes deri ne 70 lek./r/n/r/nCitizens of the capital, traveling with urban bus. For several days the capital Urban Transport Association has requested the ticket price increase up to 70 lek.

Dhënia e subvencioneve me periudha tre mujore i ka dhënë një frymëmarrje këtij sektori, i cili me reduktimin e lëvizjeve duket se po var shpresat për mbijetesë në ndihmën e qeverisë duke e kthyer situatën në pikën zero. Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor, dhe urbanët do të kthejnë sytë nga qeveria, ose nga udhëtarët. Subvencion ose rritje çmimi. Aq më tepër, kur parashikimet për uljen e çmimit të naftës duken të zymta.


TË NGJASHME