HomePolitikë

Çmimi i naftës, PD: Ja ç’po planifikon qeveria

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë, se po planifikon një tjetër rritje të çmimit të karburanteve. Në një deklaratë për mediat, Bozdo është shprehur se qeveria gënjen duke e justifikuar çmimin e lartë me detyrimet ndaj BE-së dhe përafrimit të legjislacionit me atë evropian.

Ai shtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të ketë një ulje të çmimit të karburantit me 300 lekë për litër, duke shtuar se qeveria aktuale ka vendosur taksa dhe akciza mbi karburantin që nuk hasen në asnjë vend të rajonit.

Rritja e çmimit të naftës me justifikimin e detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE është një gënjeshtër e pastër.Me rritjen e re të çmimit, paratë shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët paguajnë dy herë të njëjtën gjë. Masa kryesore që do të marrë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litë”, tha Bozdo.


TË NGJASHME