HomeShowbiz

Çmimi i xhaketës së Beniada Nishanit është thjesht i pabesueshëm!

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip Beniada ka treguar se herë pas here ia plotëson qejfet vetes duke blerë “gjëra për merak”.

Një rast që ia përmendte herë pas here Donaldi ka qenë një çantë e vogël markë, të cilën modelja tregoi se e kishte blerë disa mijëra euro.

Si një modele që është mund të themi se edhe i lejohet të bëjë shpenzime të tilla, por prisni të shihni çmimin e xhaketës me të cilën Beniada ka postuar foto së fundmi.

Xhaketa që ka veshur Beniada është e markës “Collini Milano” dhe kushton plot 2,053 euro!

Epo “leku letër” për Beniadën që me sa duket eksperienca e reality show ka sjellë mjaft përfitime.


TË NGJASHME