HomeLajme

Çmimi Nobel për shkencat ekonomike merret nga dy ekspertë amerikanë

Akademia mbretërore suedeze e Shkencave vlerësojë me çmimin Nobel për shkencat ekonomike për këtë vit dy ekspertë amerikanë si William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

Nordhaus është vlerësuar për “integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjate makroekonomike”, ndërkohë që Romer nderohet me këtë çmim për “integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjate makroekonomike”.

Të dy ata kanë hartuar metodat për adresimin e disa prej pyetjeve më themelore dhe më të ngutshme të kohës, për mënyrën sesi të krijojmë një zhvillim afatgjatë, të pandërprerë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.


TË NGJASHME