HomeLajme

Çmimi “Nobel”, shpallen fituesit

Çmimin Nobel të Letërsisë e kanë marrë dy autorë. Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk ka marrë çmimin Nobel për vitin 2018 dhe shkrimtari austriak Peter Handke ka marrë çmimin Nobel për vitin 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur Akademia suedeze, duke vlerësuar me çmim dy autorë, meqë vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Në mesin e favoritëve ishin Anne Carson, Margaret Atwood, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.

Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.

Burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim pasi është dënuar për dhunim. Frostenson më pas është larguar nga akademia.


TË NGJASHME