HomeLifestyle

Ç’ndodh me ne nëse nuk lahemi për 2 ditë?

Të bëni dush çdo ditë është një zakon i shëndetshëm të cilën e mësojmë që të vegjël. Sigurisht na ndodh shpesh të kalojmë ndonjë ditë apo edhe dy, mbase sepse nuk kemi mundësi, kohë, mund të jemi të sëmurë.

1-Ky artikull shpjegon se në trupin tonë jetojnë natyralisht mijëra baktere dhe 40 lloje kërpudhash, pjesa më e madhe e këtyre nuk janë të këqija por disa mund të jenë me të vërtetë të dëmshëm dhe nëse arrijnë të kenë kontakt me sytë, hundën dhe gojën mund te bëhen shkaktar të sëmundjeve apo erëra të këqija. Me dushin mund t’i eliminoni dhe ne këtë mënyrë do te ulni rrezikun.

2-Holly Phillips, mjek në Manhattan shpjegon se “lagështia dhe djersa në kontakt me periudha të gjata me lëkurën mund të irritojnë dhe të shtojnë rrezikun e abrazioneve të vogla apo lezioneve të lëkurës dhe gjithashtu infeksione bakteriale dhe kërpudhore”.

3-Sigurisht nëse nuk laheni një ditë nuk ju ndodh asgjë alarmante por është shumë e rëndësishme të lani pjesët intime, sqetullat, fytyrën apo pjesët e trupit ku bakteret preferojnë të qëndrojnë më shumti. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të ndërroni veshjet sidomos ato intime çdo ditë për të evituar proliferimin e mikrobeve dhe baktereve. Nëse ndonjëherë nuk tregoheni të rregullt me dushin nuk mund të jetë një shqetësim por mos e teproni.


TË NGJASHME