HomeShëndeti

Ç’ndodh me trupin, kur hani shumë për Vitin e Ri!

E mbingarkoni stomakun tuaj me ushqim për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj! Një mëngjes i lavdishëm për Vit të Ri, pasuar me një drekë gjigante, plot e përplot me mish, dhe një darkë me kaposh deti, është qershia me tortë për stomakun. Dhe ndërkohë ju hani edhe ca biskota, bakllava, apo shëndetlie. Duhen ngrënë për Vitin e Ri, por nuk i nevojiten shumë stomakut.

Ajo që nuk dimë ne, është se nuk e kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë kur mbingarkohemi me ushqim.

Nëse hani shumë do të jeni më nervozë. Kjo për shkak të sasisë së tepërt të sheqerit në trup.

Shkoni në tualet shpesh? Keni ngrënë më shumë ushqim se sa duhet? Epo kjo është arsyeja! Sa më shumë hani, aq më shumë ju shkohet në tualet. Kur hani shumë dhe shumë shpejt, ushqimi përfundon në zorrën tuaj të vogël, në copa të mëdha. Ushqimi nuk tretet shpejt dhe ju duhet të shkoni me shpesh në banjë.

Kur mbingarkoheni me ushqim, do të keni edhe përzierje dhe për pasojë do të villni. Fajtori më i madh është yndyra e tepërt.

Nëse hani shumë do të jeni më nervozë. Kjo për shkak të sasisë së tepërt të sheqerit në trup.

Mund të bini në koma nga ushqimi/ Ju keni ngrënë shumë ushqim, dhe nuk keni vend për ëmbëlsirë, por ajo duhet ngrënë, apo jo? Në kohën që ju hani, trupi prodhon insulinë shtesë, dhe pas kësaj niveli i sheqerit në gjak rritet shumë, e më shumë. Rezultati? Ju vetëm do të flini!


TË NGJASHME