Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

Çoi në shkarkimin e drejtorit të burgut, Shullazi lë për pak kohë qelinë

I dënuari me 14 vite burg për disa vepra penale, Emiljano Shullazi, mësohet se ka lënë për pak kohë qelitë e burgut, sepse ka kryer një vizitë në një spital privat pas një problemi shëndetësor.

Transporti i Shullazit është kryer nën masa të rrepta sigurie, ndërsa nuk bëhen me dije problemet shëndetësore. Më herët, Shullazi, por edhe personazhe të tjerë të botës së krimit, çuan në shkarkimin e drejtorit të Burgut 313 në Tiranë.

Sipas një kërkesë padie të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, drejtori Maksim Hamitaj e ka favorizuar atë në takime dhe jo vetëm.

Kujtojmë se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Ndërkohë, i konsideruari si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, u dënua me 11 vite burg.

Sipas Prokurorisë, ai ka qenë mbështetës në veprat penale të kryera dhe një nga kryesorët, si dhe njëri i afërt i Emiljano Shullazit. Endrit Qyqa dhe Endrit Zela u dënuan nga 10 vite burg secili.

Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit kanë qenë në rolin e personave që kanë ndihmuar në arritjen e qëllimit kriminal. Në fund, Gjykata dha 9 vite burg për Blerim Shullazin, i cili akuzohej për gjobëvënie ndaj Zakës dhe armëmbajtje pa leje.

SHKELJET DHE GARA

Shkeljet e drejtueseve të qendrave të vuajtjes së dënimit gjatë muajve të fundit kanë detyruar Ministrinë e Drejtësisë të nisë një verifikim të përgjithshëm për ta dhe të hapë garën për drejtues të rinj burgjesh. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një deklarate për shtyp, paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.

Ministria e Drejtësisë ka hapur garën për drejtorë burgjesh, duke paralajmëruar kështu ndryshime në drejtimin e disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit. Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur kriteret dhe mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja.

Procesi tashmë ka nisur dhe ministria, pas kandidaturave të para, pritet që në datën 30 gusht të bëjë intervistat me personat e interesuar. Në njoftimin e ministrisë, renditen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar, ku ndër kriteret, kërkohet njohja e gjuhës shqipe në të shkruar dhe të folur./panorama.al

Related posts

Bankat po blejnë valutë, euro rritet sërish

Mila

Armina Mevlani kujton fëmijërinë dhe zbulon një detaj të veçantë

Tatani

Për çfarë kursejnë shqiptarët? Gjysma për t’u shkolluar, kurse 10% për të blerë …

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!