HomeShëndeti

Çokollatës e zezë heq stresin dhe rrit kujtesën

Konsumimi i çokollatës së zezë mund të zvogëlojë stresin dhe inflamacionin, si dhe të përmirësojë kujtesën, imunitetin dhe gjendjen shpirtërore.

Kjo ndodh për shkak të flavonoideve që ndodhen në kakao. Flavonoidet janë antioksidantë dhe agjentë anti-inflamatorë të dobishëm për shëndetin e trurit dhe kardiovaskular, thanë studiuesit.

“Për vite me radhë, ne kemi parë ndikimin e çokollatës së zezë në funksionet neurologjike nga përmbajtja e sheqerit. Sa më shumë sheqer, aq më të lumtur jemi”, tha hetuesi kryesor Lee S. Berk, nga Universiteti Loma Linda në Kaliforni, SHBA .

Çokollata e zezë gjithashtu ndikon në imunitetin qelizor, nervor dhe shqisor. Konsumi i kakaos rregullon rrugët e shumta sinjalizuese ndërqelizore reagimin imun qelizor dhe gjenet e përfshira në sinjalizimin nervor dhe perceptimin shqisor.

“Këto studime na tregojnë se sa më i lartë të jetë përqendrimi i kakaos, aq më pozitiv është ndikimi në memorje, në gjendjen shpirtërore, imunitet etj,” theksoi Berk.

Kështu që konsumoni sa më shumë çokollat të zezë që të ndiheni sa më mirë.


TË NGJASHME