HomeLajme

“Colour Day Festival”, detajet si të bëhesh pjesë

Bëhuni gati për 18 majin djem e vajza sepse në atë ditë sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një ylber të vërtetë!

“Colour Day Festival” do të mbajë edicionin e tij të dytë dhe surpriza të vërteta janë rezervuar për atë ditë. Disa nga këngëtarët dhe DJ-të më të mirë shqiptarë priten të performojnë në këtë festival, prandaj sigurohuni që nuk do ta humbisni këtë festë aspak të zakonshme.

Si mund të bëheni pjesë e festivalit? Njihuni më poshtë me biletat, oraret se kur do të mbahet festivali dhe grupmoshat e lejuara.

BILETAT janë dy llojesh: 

Bileta e rregullt
Një pjesë e mirë e publikut që do të jetë prezent në “Colour Day Festival” i ka marrë tashmë biletat pasi jo vetëm që është mirë ta sigurosh këtë të fundit paraprakisht për të qenë tërësisht i/e qetë por edhe e merr me një çmim më të reduktuar. Nëse ju e merrni biletën tuaj përpara 18 majit (PRESALE) e përfitoni atë me 1000 lekë (të reja) ndërkohë nëse e merrni biletën tuaj ditën e eventit, do të duhet të paguani një çmim prej 1500 lekësh (të reja). Në të dyja këto raste, së bashku me biletën ju përtoni edhe një qese bojë (e cila rregullisht kushton 200 lekë, të parën e keni të përfshirë në biletë ndërsa qeset e tjera mund t’i siguroni në stendat përkatëse gjatë festivalit).

Bileta VIP

Për ata që duan t’i marrin një shije më të mirë festës, ju sugjerojmë të bëni tuajën biletën VIP. Kjo biletë është menduar si një formë pakete nga organizatorët e “Colour Day Festival” në mënyrë që ju të merrni maksimumin e shijes jo vetëm gjatë kohës që do të festoni (sepse do të qëndroni në një vend më të veçantë, dedikuar atyre që duan ta shijojnë nga më afër eksperiencën e këtij festivali) por edhe pasi ky I fundit të  ketë mbaruar pasi do t’i bëni tuajat aksesorët që përfitohen në paketë. Më specifikisht, në një çmim prej 10,000 lekësh (të reja) ju përfitoni: Biletën, vendin e biletës në zonën VIP, 10 qese bojë, 20 xhetona për konsum në bar, 1 kapele dhe një t-shirt.

ORARI kur do të mbahet festivali

“Colour Day Festival” është I veçantë jo vetëm nga përmbajtja dhe lufta e ngjyrave por edhe nga shtrirja në kohë. Organizatorët kanë vendosur që në sheshin “Nënë Tereza” ky festival të mbahet nga ora 12:00 në mesditë deri në orën 12:00 në mesnatë. Sigurisht, këto 12 orë festival do të jenë të mbushura me performancat e artistëve dhe DJ-ve që tashmë janë lançuar (listën e tyre e gjeni këtu) si dhe me “luftën” e ngjyrave që do të ndodhë në publik përgjatë gjithë kohës.

Nëse dëshironi ta merrni si “sfidë” me miqtë tuaj më të mirë, sugjerojmë të qëndroni në festival në 12 orë maratonë: jo vetëm do të kapni të gjitha momentet e bukura të festivalit por do të tejkaloni kështu edhe një prej atyre “çmendurive” që duhet t’i bëni një herë në jetë.

GRUPMOSHAT e lejuara në “COLOUR DAY FESTIVAL”

Mosha e lejuar për t’u bërë pjesë e festës është 3 vjeç. Çdo person mbi 3 vjeç, duhet të pajiset me një biletë hyrëse. Ata fëmijë të cilët nuk qëndrojnë dot të vetëm sigurisht do të duhet të shoqërohen me prindërit e tyre. Festa është gjithëpërfshirëse dhe siç mund ta keni vënë re nëpërmjet Instagramit të “Colour Day Festival” ku janë bërë publikë të ftuarit për të performuar në këtë festival, ata i përkasin zhanreve të ndryshme muzikore çka do të bëjë që secili prej jush të gjejë veten në një diversitet muzikor.

Nëse dëshironi që biletat e “Colour Day Festival” t’i merrni online ose fizikisht, për informacione se çfarë procedure duhet të ndiqni, klikoni këtu.


TË NGJASHME