Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Conte: Data e djeshme do të mbahet mend si gabim historik

“Data e djeshme do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik”, kështu u shpreh kryeministri i Italisë, Giuseppse Conte, pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE-së.

Conte tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë një jetë që ëndërrojnë të hyjnë në Europë dhe se ishte përpjekur të bindte kolegët.

Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist.

Ata kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, ata e ëndërrojë të hyjnë në Europë.

Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq.

Jam përpjekur shumë që të bind kolegë duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe

Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua tu gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do ti mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë”, tha Conte.

Related posts

Rast unik, se si një sindikatë dekoron një kryeministër

Mila

Ndjekësi e kritikon se nuk ndihmon shqiptarët, Dua Lipa i përgjigjet

Tatani

Zbardhet vendimi i Senatit Akademik për 2019-2020

Mila
Na Kontaktoni!