HomeSport

“Copa America”, Brazili rikthehet te suksesi pas 12 vitesh

Përfundon “Copa America'” dhe pas plot 12 vitesh, Brazili është kampion. Përballë Perusë në finale, brazilianët triumfuan me rezultatin 3-1.

Edhe pse vinin si favoritë në këtë ndeshje, kombëtarje braziliane, vuajti jo pak për të arritur fitoren. Në minutën e 15-të, talenti I Gremio, Everton hapi serinë e golave, dukëe shënuar për 1- 0. Avantazhi i brazilianëve, do të zgjaste deri në minutën e 44-ët kur peruanët do të barazonin me Guerrero nga pika e bardhe e penalltisë.

Goli i shënuar nga Guerrero nuk lejoi që Brazili të vendoste edhe një rekord, atë të fitimit të kompeticionit pa pësuar asnjë gol. Baraspesha e vendosur nga Peruja, do të zgjaste vetëm 4 minuta, pasi në fundin e kohës shtesë, Gabriel Jesus do të rikthente edhe një herë avantazhin,

Në pjesën e dytë, gjërat u vështirësuan për kombëtaren ‘selecao’, pasi në minutën e 70-të, Gabriel Jesus, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë për afro 20 minuta. Për golin e sigurisë mendoi futbollisti i Evertonit, Richarlison, i cili në minutën e 90-të, vulosi shifrat 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë.

https://www.youtube.com/watch?v=BoqyqhU0IhM

TË NGJASHME