HomeShowbiz

Coronavirusi, Armani bën sfilatë me sallë bosh

Ndërsa Italia është në panik për shkak të përhapjes së koronavirusit, gjigandi i modës “Armani” vendosi mos ta anulonte sfilatën, por e mbajti në një sallë bosh.

Duke e përshkruar vendimin si një “masë parandaluese për të mbështetur përpjekjet kombëtare për ruajtjen e shëndetit publik”, modelet sfiluan me veshjet e markës italiane në një teatër të zbrazët këtë të diel.

Ngjarja u transmetua live dhe themeluesi Giorgio Armani doli pas shfaqjes 16-minutëshe për t’u përulur para audiencës së tij në internet.

Marka italiane Laura Biagiotti gjithashtu vendosi që sfilata e saj të ndodhte në Milano pas dyerve të mbyllura.

Vetëm këtë fundjavë që lamë pas rastet e konfirmuara me koronavirus në Italia, kaluan nga 3 në 150, ndërsa tre persona humbën jetën.


TË NGJASHME