HomeSport

“Corriere dello Sport”: Sarri dhe Hysaj sëbashku te Juventus

Elseid Hysaj dhe e ardhmja e tij te Napoli, ka qenë një prej ngjarjeve më të diskutuara kohët e fundit. Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, një gjë është e sigurtë, anësori i kombëtares do të largohet nga Napoli, por se ku ende nuk është përcaktuar.

Hysaj shihet si zëvendësuesi perfekt i Joao Cancelo dhe sipas “Corriere Dello Sport”, drejtuesit e Juventus janë duke u përpjekur të arrijnë një akord, por veç anësorit shqiptar, “Zonja e Vjetër” ka në listë edhe emrin e Kieran Trippier. Në rast se do të jetë Sarri ai që do të marri drejtimin e Juventus, atëherë ku është një diskurtim i mbyllur, pasi dihet tashmë që marrëdhënia mes Sarrit dhe Hysaj është perfekte.

Jo vetëm Juve është vënë në lëvizje për Hysaj pasi sipas “Diario AS”: Napoli dhe Atletico Madrid kanë pasur kontakte të vazhdueshme këtë periudhe ku temë diskutimi ka qenë dhe Hysaj, një anësor i cili pëlqehet shumë dhe prej kohësh nga Diego Simeone.


TË NGJASHME