HomeShowbiz

Courteney Cox flet për ribashkimin e “Friends”

Courteney Cox mezi po pret të shohë miqtë e saj.

Aktorja 55-vjeçare së fundmi iu bashkua komedianit Kevin Nealon për një episod të “Hiking with Kevin”, ku ajo zbuloi disa detaje në lidhje me ribashkimin e ardhshëm special të “Friends”.

“Gjëja më emocionuese është se ne po bëhemi bashkë për të parën herë, në një dhomë, dhe të flasim për shown”, ka thënë Cox. “Dhe do të jetë në HBO Max, jemi shumë të emocionuar”. “Ne do të kemi kohën më të mirë. Do të jetë e mahnitshme”, tha më tej aktorja.

“Por, ne me të vërtetë nuk i kemi bërë të gjitha këto dhe në fakt u ulëm atje dhe folëm dhe rikujtuam për këtë përvojë të jashtëzakonshme që kemi. Do të jetë fantastike”.

Thuhet se bisedimet kishin nisur vitin e kaluar, mirëpo kishin dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me aspektin financiar, gjersa tani raportohet se janë pajtuar të gjitha palët.


TË NGJASHME