HomeSport

Coutinho larg Barçës/ Ja dëshirat e brazilianit

Transferimi i Philippe Coutinho verën e 2018 te Barcelona, ishte një nga goditjet më të bujshme të merkatos. Por, mesa duket marrëdhënia mes brazilianit dhe Barcelonës, nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe ndarja e tyre në fund të sezonit, po bëhet një opsion gjithmonë e më i pashmangshëm. Në ndeshjen Barcelona-Real Sociedad, braziliani u hodh në fushë si zëvendësues dhe u prit me vërshëllima të shumta nga tifozët e pranishëm në stadium.

Edhe pse goli i tij ndaj Manchester United, ishte një gol fantastik, mënyra e festimit të golit, nuk është pritur aspak mirë nga tifozët. Coutinho, shënoi dhe mbylli veshët në një shenjë proteste ndaj tifozëve. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, publiku nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=yX1fC_-P4Q0

E si të mos mjaftonte kjo, në një intervistë të dhënë së fundmi, Coutinho, shprehu dëshirën për të luajtur përkrah Neymar: “Të luash me Neymar është një kënaqësi e madhe, e kemi bërë disa herë me përfaqësuesen e Brazilit por të luash në rang klubesh është diçka tjetër, nuk e kam pasur ende këtë mundësi, do ishte bukur të ndodhte”, është shprehur Coutinho.

Kjo deklaratë, është përkthyer si një mesazh i qartë për drejtuesit e PSG. Edhe pse kontrata e tij me Barcelonën skadon në 2023, sjellja e tij, mund të bëjë që ai të largohet më herët.


TË NGJASHME