HomeLajmi i Fundit

COVID-19/ Aeroporti i Tiranës del me njoftim

NJë tjetër kompani ka pezulluar fluturimet nga aeroporti i vendit tonë.

Këtë njoftim e ka bërë aeroporti Nënë Tereza në Facebook, se duke nisur nga data 19 mars do te ndërpriten fluturimet me kompaninë Austrian Airlines.

“Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 Mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë” shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI 

Nga data 19 Mars 2020, ndërpriten fluturimet me Austrian Airlines.

Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 Mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

M.H/ GotaNews