HomeSociale

COVID-19/ Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramës

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ngarkuar nga kryeministri Edi Rama edhe si përgjegjës për ekonominë në këtë situatë të vështirë të koronavirusit, tha se paketa e miratuar nga qeveria synon të krijojë një lehtësim për njerëzit dhe komunitetet, që preken nga situata ekonomike dhe shëndetësore, për shkak të COVID-19.

Në një intervistë ekskluzive për “News24  Ahmetaj tha se buxheti i shtetit po pëson një rënie të tmerrshme duke shtuar se vetëm këtë muaj pritet një rënie me 70 milionë euro dhe në vijim dyfishim i kësaj shume.

Pjesë nga intervista:

Paketa që u prezantua nga kryeministri, që synon lehtësimin për një shumicë qytetarësh dhe komunitetesh, që preken nga situata ekonomike dheë shëndetësore, për shkak të COVID-19, synon mes të tjerash tre element kryesore: të jetë një ndërhyrje për shtresat në nevojë, pë rata që humbin punën përkohësisht për shkak të situatës dhe agresivitetit të përhapjes së virusit, të ketë në dorë instrumente financiarë, që t’i përgjigjen menjëherë situatës, të afrojnë një lehtësi të konsiderueshme për të gjitha sipërmarrjet, që për shkak të ndagalësimit serioz ekonomik, të kenë mundësi të financojnë punonjësit.

Pra, paketa është e menduar mirë dhe i ka dhënë në dorë qeverisë fleksilibitetin për të reaguar në dinamikë ditë pas dite. Kjo është paketa e planit A, pasi beteja mund të jetë më e gjatë, lufta me armikun e padukshëm mund të jetë më e gjatë.

Tani u bënë dy armiq, njëri është risku për shëndetin publik, dhe instrumentet financiare, që Shqipëria nuk i ka si vendet e tjera të botës; tjetri është rënia ekonomike. Paketa synon që të lehtësojë atë goditje ekonomike që marrin familjet, qytetarët, kompanitë, individët, që merr buxheti i shtetit, ekonomia e vendit. Paketa është e konsiderueshme, shkon në 1.56% të GDP. Buxheti po bie me shpejtësi. Vetëm këtë muaj shohim një rënie të mundshme deri në 70 milionë dollar dhe muajt e tjerë goditja mund të dyfishohet. Është njëlloj si një plagë e rëndë në trup, që fillon humbet gjak. Masat e marra nga qeveria mbrojnë qytetarin nga virusi.

Më tej Ahmetaj i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit. Sipas tij, Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike dhe për sa kohë koronavirusi nuk ndalet mund ta groposë ekonominë e vendit.

”Të anulojëm dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet. Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi. Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh, janë  shërbime qytetarësh. Po ai që operohet nuk është në luftë me jetën. Si ai që infektohet, si ai që

Po popull i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim. Që do që e kaluara mos kthehet në të ardhme. Kryeministrit i takon të balancojë luftrat. Duhet shumë e kujdesshme dhe solidarizuese. Janë prekur koncesionet, laboratori gjysëm për gjysëm, Check- Up, dy rrugë që s’janë filluar që është Balldren- Milot dhe Orikum- Dukat. Janë prekur tre koncesionet e mbetjeve, ç’farë doni t’ju vijnë plehrat. Nga plehrat tek ambienti është një proces i ndyrë që infekton popullatën.

Janë prekur koncesionet. Koncesionet ofrojnë shërbime jetike dhe që frenojnë koronavirusin. Vorbula që kanë ngritur oligarkët oligarkët, paketa shkon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe biznesin e vogël.

Nuk do rri të boloriz qytetarët me ç’farë tha opozita.

Kur t’i afrohemi planit B, do flasim sërish edhe kryeministri siç ndjek paketën dhe e ka formatuar në detaje. Do zoti i madh nuk vijmë në planin B. Do zoti ja dalim me këto instrumenta. Në përgjegjshmëri dhe institucionale dhe të frenojmë koronavirusin dhe rënien ekonomike. Kur filloi diskutimi para disa javësh, dikush e mori me shaka, nuk është shaka. Është realisht esktrem. Prandaj ato masa drastike janë të domosdoshme që të frenojnë armikun e parë, që armiku i dytë mos të na groposi edhe me shpejtësi madje. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar ’97, ’92. Kam qenë asistent i ministrit të Financave. Dy armiq përballë janë gati të kolapsojne shtetin..”- tha Ahmetaj.


TË NGJASHME