HomeSociale

COVID-19, Banka e Shqipërisë pritet të ulë normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë është ulja e normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi në media, se ai do të votojë pro uljes.

Norma bazë është një mekanizëm që shërben për të ulur koston e parasë në ekonomi.

Sipas Monitor, aktualisht norma bazë është në nivele minimale historike prej 1%, dhe po mbahet e tillë që prej qershorit të vitit 2018. Ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me reduktimin e normave të depozitave dhe kredive. Në janar 2020, interesi mesatar i kredive në lekë ishte 6.3% sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 12% që ishte në mesin e 2011-s, përpara se të fillonte politika lehtësuese monetare.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të vijonte me politikën lehtësuese monetare që në fillim të këtij viti, si rrjedhojë e rreziqeve të shtuara në ekonomi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tashmë me bllokimin e ekonomisë nga koronavirusi, efeket në ekonomi pritet të jenë shumë më të mëdha, çka po e detyron Bankën e Shqipërisë të veprojë me shpejtësi për të ndihmuar përmes mekanizimit të lehtësimit të politikës monetare.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME