HomeLajmi i Fundit

COVID-19/ Civici: Bota drejt një krize ekonomike

Në një lidhje telefonike me News24, eksperti i ekonomisë Ardian Civici është shprehur se në situatën aktuale nëse qeveria nuk hedh hapa konkrete, vendi rrezikon të kalojë në krizë emergjencë ekonomike.

“Kërkohet ndërhyrje emergjente në ekonomi. Fasoneria dhe call center kanë nevojë për një paketë ndihme ekonomike. Situata ku ndodhemi do prekë edhe bankat, përballimi i situatës ka një kosto. Në këtë fazë, duke pasur parasysh se cfarë po bëjnë edhe vendet e tjera, kërkohet ndërhyrje emergjente për të mos e lënë që dëmi ekonomik ta tejkalojë dëmin shëndetësor”.

Për të përballuar këtë situatë qeveria duhet të rishikojë buxhetin e vitit 2020, tha Civici ndër të tjera.

“Të bëhet një paketë e plotë nga qeveria, të rishikohet buxheti i vitit 2020. Pritet një krizë globale financiare si ajo e vitit 2008, ajo që po ndodh në shkallë globale do ndodhë edhe në shkallë lokale. Edhe tejkalimi i borxhit apo deficitit eshtë i lejueshëm në këto moment të vështira, nëse do vazhdojmë edhe 2 tre javë me këtë situatë kërkohet nderhyrje urgjente..duhet paketë e vecantë për të mbështetur konsumin”.