HomeLajmi i Fundit

COVID 19/ Gjergj Buxhuku: Kërkohet ndërhyrje në buxhet

Kryetari i Konfindustria, Gjergj Buxhuku në një intervistë për News 24 thase duhet të jemi shumë seriozë për situatën që po kalojmë dhe për atë që do vijë, ndërsa theksoi se qeveria duhet të veprojë menjëherë me anë të paketave për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë.

“Duhet të jemi shumë seriozë për situatën që po kalojmë dhe për atë që do vijë. Pasojat e tërmetit janë të vogla në krahasim me ato që do kemi nga bllokimi total që po i ndodh ekonomisë së vendit. Konfindustrua e ka bërë paralajmërimin e saj, ne mendojmë që është e detyrueshme të shikohet një plan masash shtrenguese në mënyrë përpjestimore me rrezikun. Bizneset që janë në vende ku s’ka shenja epidemie të lejohen të punojnë në kushte normale”,- tha ai.

Buxhuku tha se janë absurd disa koncesione në mjekësi ndërsa kërkoi ndërhyrje në buxhet.

“Në radhë të parë janë absurd disa koncesione në mjekësi. Është e absurd të vazhdohet me check up, në kushtet kur kemi këtë emergjencë, kërkohet ndërhyrje në buxhet”,- vijoi ai