HomeLajmi i Fundit

COVID-19 luftë të hapur ndaj mjekëve/ Ndërron jetë në Itali mjeku i QSUT-së

Koronavirus nuk ka kursyer infektimin e luftëtarëve të tij, duke iu marrë jetën disa prej tyre. Bledi Nini është mjeku i cili ka ndurruar jetë, për shkak se nuk e ka fituar betejën me COVID-19.

Nini ishte një mjek i talentuar, i cili gjatë punës së tij përgjatë kësaj periudhe, u infektua nga virusi dhe më pas do të niser me urgjencë drejt Italisë për kurim.

Pavarësisht mjekimit të specializuar dhe kujdesit të madh të treguar nga bluzat e bardha të shtetit fqinj, mjeku Bledi Nini nuk ia doli dhe ndërroi jetë në një nga spitalet e Italisë.

Ai ka shërbyer si mjek ORL, në QSUT. Dihet që mjekët janë vija e parë e luftës me virusin e padukshëm dhe vdekjeprurës, pasi përballen çdo ditë me pacientët të cilët e rrisin potencialin e infektimit. I tillë ishte edhe rasti fatkeq i mjekut tonë, i cili edhe pse në një moshë të re nuk arriti të përballonte këtë sëmundje.