HomeSociale

COVID-19/ MEPJ njoftim për shqiptarët që kalojnë afatin e qëndrimit në Zvicër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në kuadër të situatës prej koronavirusit ka publikuar një informacion të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër.

Sipas autoriteteve zviceriane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

“Derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më tej  në njoftimin e Ministrisë rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë.


TË NGJASHME