HomeSociale

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit

Mnistria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona me Covid-19.

Një prej viktimave, një 44 vjeçare ishte nga Tirana, e cila prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit. Po ashtu nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)
Testime totale 34175
Raste pozitive 3851
Raste të shëruara 2137
Raste Aktive 1610
Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 734
Durrës 209
Shkodër 199
Vlorë 104
Lezhë 86
Kukës 55
Korçë 50
Elbasan 46
Fier 42
Berat 40
Dibër 4
Gjirokastër 21

K.S/GotaNews


TË NGJASHME