HomeSociale

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë 63-vjeçari nga Dibra

Kine-virusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se është shënuar viktima e dyë me koronavirus në Shkup, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga COVID-19. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, ndërsa dje u shënua viktima e parë, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME