HomeSociale

COVID-19 në Shqipëri, shkon në 6 numri i viktimave

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, në terapi intensive.

71-vjeçarja vuante edhe nga hipertensioni.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total numri i të infektuarve ka shkuar në 146.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME