HomeLajmi i Fundit

COVID-19/ Nxënesit me batanije në shkollë, urdhërohet që dritaret e klasave të rrinë hapur

Në Basel të Zvicrës, është marrë një vednim që dritaret e klasave në shkollë, të hapen çdo 15minuta, në mënyrë që të ajrosen ambjentet dhe të minimizohet mbingarkesa nga bakteret e COVID-19.

Ky vendim erdhi si rezultat i situatës pandemike, që sigurisht pritet që gjatë stinës së dimrit të rrisë rrezikun e infektimit. Nxënësit dhe studentët, duhet të mbulohen me batanije në mënyrë që të mbrohen nga i ftohti. Gjithashtu qeveria e Zvicrrës u ka sigururar atyre 600 batanije ushtarake.

Urdhri parashtron se gjatë çdo pushimi, të gjitha dritaret do të qëndrojnë hapur, pasi sipas shkencëtarëve, qarkullimi dhe ripërtëritja e ajrit, jo vetëm që rrit cilësinë e ajrit, por gjithashtu zvogëlon rrezikun e infektimit me koronavirus.

Ndërmarja e këtij veprimi kaq të thjeshtë në dukje, arrin të zvogëlojë gati mbi 40% të rrezikut, krahasuar me rastet kur dritaret do të rrinë mbyllur.

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit Zvicra regjistroi 4946 raste të reja me Covid-19 ndërsa 111 pacientë humbën jetën.