HomeSociale

Covid-19, Presidenti dekreton shpalljen e ligjit për pajisjet mjekësore

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit nr.21/2020 për pajisjet mjekësore, që lidhet me situatën e krijuar prej koronavirusit.

Këto ndryshime në fjalë synojnë përmirësim të procedurave të prodhimit, importimit dhe regjistrimit të pajisjeve mjekësore. Synohet edhe vendosja e rregullave të mirëpërcaktuara për blerjen e pajisjeve online, të monitoruara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.” thuhen ne njoftimin zyrtar.

Meta

K.S/GotaNews


TË NGJASHME