HomeLajmi i Fundit

COVID-19 pushton skuadrën e Kukësit, pas trajnerit infektohen edhe lojtarë të tjerë

COVID-19 fillimisht do të infektonte trajnerin Skënder Gega. Pas tij radhët e të infektuarve në skuadrën e Kukësit vijojnë. Klubi verilindorë ka njoftuar se edhe dy lojtarë janë prekur nga coronavirus, së bashku me zëdhënësin për shtyp. Godberg Barry Cooper dhe Mehdi Hetemaj kanë rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan.

Fillimisht ata kanë pasur simptoma të lehta të koronavirusit dhe pas testimit, i cili rezultoi pozitiv, ata menjëherë janë vetizoluar në shtëpi dhe kanë shmangur kontaktet me persona të tjerë nga skuadra

Lajmi është bërë i ditur nga Klubi i Futbollit në një postim në rrjetet sociale ku shkruajnë:

KOMUNIKATË E KLUBIT!Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19. Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt! #ForcaKukësi