HomeSociale

COVID-19, Rama: Administrata nesër pushim

Në kuadër të masave kundër koronavirusit, kryeministri Edi Rama deklaroi se neser administrata do të jetë pushim.

Sipas Ramës për të gjithë ata që kryejnë detyrën në shërbimet shtetërore dhe publike, brenda perimetrit Tiranë e Durrës, gjatë periudhës së fundjavës qëekanëtëpamundur lëvizjen në këmbë duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Rama theksoi se përlëvizjet vajtje-ardhje nga aeroporti, drejtuesi i mjetit duhet t’i tregojë port-bllokut biletat apo fotot e personave që largohen dhe të atyre që mbërrijnë.

Njoftimi i plotë

NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM

PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

 MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA

PËR VAJTJE – ARDHJET NGA AEROPORTI DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET T’I TREGOJË POST-BLLOKUT, BILETAT E FLUTURIMIT TË PERSONAVE QË DO TË LARGOHEN APO FOTON E BILETAVE TË PERSONAVE QË DO TË MBËRRIJNË

 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME