HomeSociale

Covid-19/ Rama: Qeveria ia doli në betejën e fazës së parë

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ia ka dalë të fitojë fazën e parë të përballjes me COVID 19.

“Është normale që sot duke mos e përjetuar tragjedinë po jetojmë stresin, pasigurinë, ankthin e dëmit mbi ekonomitë familjare por anormale që dënglat i dëgjon nga njerëz me mikrofon para, kamera, një zë që shkon përtej zërit të njeriut të zakonshëm në një koment në Facebook, ai që prezumohet të jetë një zë që flet në emër të disave. Projeksionet e publikuara në ekrane që s’kishin lidhje me qeverinë flisnin që ne mund të kishim 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar flisnin për 2 mijë e 800 të vdekur. Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojën të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike të mohojë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm, natyrisht në kushtet e stresit dhe mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit, kjo luftë ka dy fronte, përballjen në vijën e zjarrit me armikun në trupin e njerëzve, dhe rimëkëmbjen ekonomike, duke shtuar se të dyja këto beteja do t’i fitojë Shqipëria.

“Di të faktoj që asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë, se sa kemi bërë ne. jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta. Fatmirësisht jemi gjendur në një situatë, ku kemi pasur privilegjin t’i referohemi një ekspertize të nivelit më të lartë që e kemi këtu në Shqipëri, që ka prodhuar se në këto kushte Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili, askujt fare. Nuk kam dëgjuar asnjë ekspert botëror që të thotë ndonjë gjë të re për ekspertët tanë. Është shumë e qartë që kjo luftë ka dy fronte, atë të përballjes në vijën e zjarrit me armikun në trupin e njerëzve tanë, pra frontin e betejën për shëndetin, dhe frontin e mbijetesës për rimëkëmbjen ekonomike sot dhe nesër. Ne po e fitojmë frontin e parë dhe do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me sakrifica, stress e durim, por pa diskutim do t’i fitojmë të dyja betejat.

Njerëzit i japin fantazisë, ankesave një vrull të mirëkuptueshëm, por që t’i fitojmë të dyja betejat, duhet të vazhdojmë të luftojmë. Është e pafalshme t’i nënshtrohemi presionit, që vjen nga nevoja si nxitje për liri, për t’u hapur, për të dalë, se do të ishte ekzaktësisht si të hedhim në lumë gjithçka kemi bërë dhe t’i hapim armikut të padukshëm shtegun”, tha Rama.

Rama u shpreh se flitet në mënyrë të neveritshme, pasi sipas tij, edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dje kaloi planin konkret për familjet në asistencë, duke thënë 150 euro plus.

“Fitet për vendet që po hedhin miliarda dhe për Shqipërinë që ka mbetur te qeset, flitet në mënyrë të neveritshme. Më e bukura është se për qeset flasin ata që hanë e pinë, e hanë e pinë sot më shumë se dje, dhe vjedhin e vjedhin, ndërkohë që ata që i marrin ato qese, janë falënderues, mirëkuptues. Nuk janë ata që shesin dëngla sot, por ata që janë më pak në hall sot. E dini ju konkretisht se sa është shuma që Presidenti i Francës ka deklaruar dje, sepse dje ka dalë plani konkret për familjet në asistencë. Presidenti francez dha 150 euro plus, shifër konkrete”, u shpreh kryeministri.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME