HomeLajmi i Fundit

COVID-19/ Sejko: Nesër kryeministri prezanton planin e masave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ftuar në “News 24” u shpreh se nesër kryeministri, siç ka lajmëruar, do të prezantojë planin e masave, ndërsa theksoi se sektori bankar funksionon normalisht.

“Kryeministri ka thënë se nesër do tëg shpallet plani i masave. Ne si BSH kemi marrë masa parandaluese, janë shpërndarë këto masa, ne vetë si institucion kemi marrë masa. Ne si BSH jemi përgjegjës për cashin. Gjithë cashi dhe pagesat janë në një server në Bankën Qendrore. Duke pasur parasysh situatën, ne kemi menduar që të mos ndalet funksionimi i cashit dhe pagesave. Nuk ka vend për panik. Bankat nuk fusin të gjithë klientët bashkë, por me distancë. Sektori bankar funksionon normalisht”, tha Sejko.

Gent Sejko theksoi se Banka e vazhdon punën në mënyrë normale, kurse nënvizoi se mund të thuhet se jemi aktualisht në luftë me koronavirusin.

Virusi erdhi dhe jemi në luftë me të. Jemi shumë afër me Italisë dhe sigurisht do të vinte tek ne. Kjo është arsyeja pse janë pezulluar edhe fluturimet. Të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera ose të ketë sa më pak. Banka është me staf të reduktuar, por funksionon normalisht”, deklaroi Sejko.

Sejko ka thënë se masa e fundit e qeverisë për lëvizjen në këmbë në dy orare dhe thirrja e Ramës do të respektohet.

Rama kërkoi që bankat të hapin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të paradites sportelet dhe më pas edhe një herë nga ora 16:00 deri në 18:00 duke respektuar masën e re për lëvizjen  në këmbë.

Sejko shprehet se në këtë situatë jonormale bankat janë të detyruara të respektojnë masat e qeverisë.

”Këto janë masa emergjente, lufte. Këto masa do të respektohen. Tani duhet kuptuar që jemi në një situatë jonormale dhe prevalon shëndeti I njerëzve Se sa kohë kemi pasiguri atëhere do të jemi të detyruar edhe qeveria të shtrëngojë masst. Masat janë të ngjashme. Këto masa po merren në fakt. Marrja e këtyre masave krijon konfuzione dhe krijon konfuzione në shtresa të caktuara. Krijon përshtjellim dhe frikë.”- tha Sejko.