HomeShowbiz

Covid i prek mushkëritë, aktori shqiptar po lufton me jetën në intubim

Infektimit nga pandemia Covid-19 nuk i ka shpëtuar as aktori i njohur shqiptar Guliem Radoja, i cili është duke luftuar me jetën pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Radoja ishte prekur para dy javësh nga Covid dhe gjendej i shtruar në Spitalin e Durrësit, ndërsa mbrëmë është transportuar në gjendje të intubuar në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”.

Virusi i ka prekur aktorit mushkëritë në masën 100% sipas mjekëve të senatoriumit, çka edhe i ka sjellë rëndimin e gjendjes shëndetësore pasi Radoja vuan edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë dy javëve të shtrimit të tij në Durrës, kolegë e miq të Guliem Radojës i bënë thirrje shtetit që aktori të dërgohej jashtë vendit, por kjo gjë nuk ndodhi.

Sakaq,  specialistët në “Shefqet Ndroqi” shprehen se aktori mund t’ia dalë në këtë betejë pavarësisht avancimit të virusit.


TË NGJASHME